Real Madrid ka vendosur të ndajë rrugët me shefin mjekësor Niko Mihic, i cili kishte qenë pjesë e klubit nga viti 2017. Mjeku kroat ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e stafit mjekësor dhe trajtimin e lojtarëve, por ai ishte nën vëzhgim të vazhdueshëm për shkak të numrit të lartë të dëmtimeve në sezonin që shkoi.

Goditja e fundit për Los Blancos ishte dëmtimi i fundit i Arda Güler, mesfushorit turk (u transferua në verë) që premton shumë për të ardhmen.

Real Madridi ishte i pakënaqur me mënyrën se si Mihic e trajtoi rastin Güler, pasi menduan se ai nuk e diagnostikoi siç duhet dëmtimin dhe nuk ofroi masat e duhura parandaluese. Ata gjithashtu e fajësuan atë për përsëritjen e dëmtimit, i cili mund të ishte shmangur me një qasje më konservatore. Güler nuk ishte lojtari i vetëm që vuante nga lëndime të shpeshta nën mbikëqyrjen e Mihiç.

Raste të tjera dëmtimesh ndër vite, të cilat besohet se mund të ishin menjanuar përmenden ato të Karim Benzema, David Alaba dhe Dani Ceballos.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: