TIRANE- Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli teksa u pyet lidhur me çështjen më të përfolura të ditës ‘Habilaj’ dhe ‘Tahiri’, ajo e komentoi krejt ndryshe nga sa jemi mësuar.

E ftuar në ‘Të Paekspozuarit’ në “News24” Kodheli pohoi se botësh e sheh me sytë e një nëne para se ta shoh si politikane. Ajo theksoi se vendi damkoset nëse prodhon trafikantë si ‘Habilajt’. Mes të tjerash Kodheli shton se qeveria ka respektuar Kushtetutën.

Si e keni përcjellë ju dosjen Habilaj dhe rastin e ministrit të Brendshëm?
Jam nëna e një burri tashmë 28-vjeçar dhe botën e shoh me sytë e nënës para se ta shoh me sytë e politikanes. Duke e parë botën me sytë e nënës, mendoj se e ardhmja e jetës shqiptare dua të jetë pa trafikant, pa drogë dhe do t’i mbyll sytë duke dashur që bota të jetë kjo. Do luftoj për këtë. Ky është përjetimi im për të gjitha herët që mendoj se vendi im damkoset, kur vendi im prodhon si puna e këtyre zotërinjve.

Lubonja: Duke e marrë në mbrojtje si parti, mendoj se keni marrë edhe përgjegjësitë.
Kodheli: Është respektuar Kushtetuta e Republikës.
(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: