Deputeti i PD, Belind Këlliçi theksoi se aferat e zv.kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë, janë më të rënda se të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

Këlliçi shtoi se pas vitit 2013, çdo drejtor i ARRSH është ose nën hetim, ose i dënuar – për korrupsion ose abuzime me tenderat.

Edhe drejtorët e Ballukut, tha Këlliçi janë të dënuar ose persona nën hetim nga SPAK.

“Ata fituan me 58 mijë vota në Tiranë. Në ato muaj e parë muaj më kanë marrë për të marrë kur thoja që Veliaj nuk e mbyllte mandatin. Ta garantoj që është më e rëndë 5D e kthyer në 5B nga Balluku. Në ARSH çdo drejtor pas viti 2013 o është në burg o në hetim o i dënuar. Dhe këtë që i ka bërë Balluku që të gjitha drejtoritë e varësisë i ka o të dënuar o në hetim o në procedim.”, tha Këlliçi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb