Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar mbi punën e institucionit që drejton në Komisionin e Ligjeve, ku është pyetur nga deputeti i PD, Ivi Kaso në lidhje me rastin ‘McGonigal’.

Dumani u shpreh se, siç ka deklaruar publikisht edhe më herët, rasti është në fazën e hetimit paraprak dhe se janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në territorin shqiptar.

Megjithatë, ai theksoi se është e nevojshme edhe ndihma juridike nga autoritetet gjyqësore të huaja në lidhje me rastin.

Dumani zbuloi se SPAK mbetet në pritje të përgjigjes nga autoritetet e huaja gjyqësore, të cilave prokuroria e posaçme u është drejtuar me kërkesë për ndihmë juridike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb