Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian po shqyrtojnë mundësi të reja për penalizimin e Rusisë, pasi arritën në përfundimin se sanksionet ekonomike nuk kanë pasur ndikim tek qëndrimi i Moskës deri tani.
Sanksionet u imponuan pasi Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe afati i tyre u zgjat para disa muajsh kur një agjent nervor i prodhuar në Rusi, shkaktoi vdekjen e një personi dhe sëmundjen e tre të tjerëve në Britani. Vëzhguesit thonë se ekonomia ruse ka vuajtur si rezultat i sanksioneve, por kjo nuk ka frenuar presidentin rus, Vladimir Putin.
Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të enjten, Rusia mohoi çdo lidhje me të dyshuarit në rastet e helmimit me gaz nervor në Britani. Ambasadorja amerikane Nikki Haley tha se kjo ishte një përgjigje tipike nga Kremlini.
“Mohimet ruse kanë ndjekur një skenar të njohur: nga Krimea, tek avioni MH17, tek Donbasi, tek vrasja e Litvinenko. Lista vazhdon dhe motivi është i njëjtë që Rusia nuk është pas këtyre incidenteve. Por askush nuk e beson këtë”.
Ndërkohë në Uashington, ish-ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul tha në një seancë në Senat se sanksionet i kanë shkaktuar dëme serioze ekonomisë ruse, por nuk e kanë frenuar zotin Putin nga kursi i tij.
“E vërteta është se ato nuk e kanë bindur Putinin, të largohet nga Siria ose Ukraina, apo të ndalë përpjekjet e propagandës kundër nesh”, tha ai.
Në Britani, Ministri i Sigurisë, Ben Wallace foli me të njëjtat tone si zoti McFaul.
“Nga përgjigjia e tyre sot, ata duket se po tregojnë se nuk kanë ndër mend të ndryshojnë drejtim”.
Në një takim së fundmi me homologun e tij finlandez, zoti Putin i quajtu sanksionet amerikane “kundërproduktive dhe të pakuptimta”.
“Ne shpresojmë që partnerët tanë amerikanë ta kuptojnë se sa e padobishme është kjo lloj politike dhe ne do të fillojmë bashkëpunim konsstruktiv”.
Por shumë politikanë amerikanë dhe evropianë nuk janë dakord.
“Disa herë sanksionet dhe pa dyshim në këtë rast, janë ndëshkimi i drejtë dhe moral për t’u përgjgjur ndaj veprimeve flagrante të paligjshme, edhe nëse nuk e ndryshojnë sjelljen e Putinit”.
Zoti Wallace tha se qeveria ruse nuk duket se mendon në interesin e popullit të saj, ashtu siç bën Britania, por sjellja e saj nuk do të mbetet pa ndëshkuar, raporton VOA.
“Ne do të veprojmë sipas vlerave tona, në një mënyrë të sofistikuar që dërhon qartë mesazhin se Britania dhe komuniteti ndërkombëtar nuk e toleron këtë lloj sjelljeje. Por ne nuk do të sillemi si banditë”.
Si Britania, edhe Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundëinë e sanksioneve të reja ndaj Rusisë për shkeljen e sovranitetit të vendeve të tjera.