Laçi konfirmoi në muajin shtator transferimin në formë huazimi të sulmuesit nga Kongo, Idris Mbombo. Lojtari ishte nën kontratë me Al Shabab në kampionatin e Arabisë Saudite. Për kurbinasit shihej si një element që mund të bënte diferencën në Kategorinë Superiore.

Debutoi më 13 shtator në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë mes Sopotit dhe Laçit, që përfundoi me shifrat e çmendura 0-12 për bardhezinjtë. Mbombo u bë protagonist me një dopietë, duke e nisur në mënyrën më të mirë aventurën. Vetëm katër ditë nga debutimi, sulmuesi luajti për herë të parë edhe në Kategorinë Superiore me fanellën bardhezi, pikërisht në Laçi-Luftëtari 0-1.

Mbombo u fut në fushë në minutën e 61-të, por nuk arriti të evitonte humbjen e kurbinasve. Mirëpo, që nga ai dhe deri më tani, sulmuesi nuk figuron më pjesë e Laçit. Vetëm 29 minuta në Superiore dhe largim, një rast unik, pasi nuk bëhet fjalë për një sulmues që u la në stol, por që u zhduk në mënyrë misterioze.

Burimi:http://www.panorama.com.al/sport/rasti-unik-i-lojtarit-te-lacit-erdhi-pa-dhe-iku-pas-29-minutash-ne-superiore/
(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: