Kombëtarja shqiptare U-19 do të marrë pjesë në raundin e dytë të Kampionatit Europian U-19, ku do të garojë në Ligën B, në Grupin B6, së bashku me Qipron dhe Armeninë.

Kuqezinjtë do ta nisin këtë fazë me ndeshjen ndaj Qipros, më 11 nëntor, në orën 13:30, në stadiumin “Sotira Municipal Stadium”. Tri ditë më vonë, më 14 nëntor, Shqipëria U-19 do të përballet me Armeninë, në të njëjtin stadium dhe në të njëjtën orë.

Këto dy sfida do të jenë të rëndësishme për kuqezinjtë në rrugëtimin e tyre në raundin e dytë të Europianit U-19, me synimin për të përfaqësuar sa më mirë Shqipërinë dhe për të garuar për të siguruar kalimin në Ligën A për në edicionin e ardhshëm të kualifikueseve.

League B – Group 6
Shqipëri vs Qipro
11 nëntor, 13:30
Sotira Municipal Stadium
Armeni vs Shqipëri
14 nëntor, 13:30
Sotira Municipal Stadium

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb