Që prej mëngjesit të së shtunës, qytetarët turq kanë nisur që të votojnë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi që do të mbahen në 28 maj.

Jashtë vendit kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje rreth 3.4 milionë votues. Diaspora më e madhe është në Gjermani, ku jetojnë rreth 3 milionë turq. Mirëpo, nga ky grup, vetëm rreth 1.5 milionë mundet të votojnë. Ata kanë afat deri në 24 maj, e ndërsa favorit është Erdogan.

Kjo është hera e parë në historinë e Turqisë që do të mbahet një raund i dytë për të zgjedhur një president.

Presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan fitoi më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve më 14 maj, por nuk arriti që të merrte një shumicë absolute prej më shumë se 50% për të shmangur balotazhin.

Tashmë përballë ka vetëm një kundërshtar, Kemal Kilicdaroglu.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb