Kreu i Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj në një komunikim pas seancës plenare në Kuvend deklaroi se opozita në mënyrën më fisnike ka marrë pjesë në proces.

Ndërsa iu përgjigje komenteve të kryeministrit Edi Rama i cili pas dështimit të raundit të dytë për procesin për Presidentin se tango nuk mund të kërcehet vetëm, Alibeaj tha se nuk ka aspak nevojë për tango.

Gjithashtu ai theksoi se me rëndësi është që Presidenti të jetë i shqiptarëve.

“Detyrimi i parlamentit është t’i japë legjitimitetin e duhur atij që do të jetë President i Republikës. Detyrimi ynë është sot, çfarë kemi bërë ne ? Në mënyrën më fisnike kemi marrë pjesë në proces, kemi dhënë kontributin tonë për një president që të jetë mbi palët. Të mos jetë një presidentit, Nuk ka nevojë të jetë tango,,, duhet të jetë president i shqiptarëve”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb