Analisti Genc Burimi u shpreh se me bllokimin e heqjes së imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda balluku, pati reagime kritike nga ambasadat Perëndimore në Tiranë.
Gjatë intervistës në “News24”, Burimi theksoi se ky ishte një moment kur Rama u gjet në vështirësi dhe se është përpjekur të marrë kohë. Gjithashtu theksoi se nëse kryeministri Rama thirret nga SPAK, mund të ndjehet i kërcënuar se mund t’i ndërpritet ushtrimi i funksionit qeveritar
Në Shqipëri angazhimi i Evropës që ka rënë në Hungari dhe Poloni nuk është i njëjtë dhe kjo sepse Shqipëria nuk është vitale për Evropën. Për Shqipërinë nuk është vitale, vërtet ka pika të ngjashme mes Orban dhe Ramës, që të dy kanë kapur të gjitha pushtetet, të lidhur me korrupsion. Falë protestave të PD, ka nisur të ketë njëlloj çarje. Po nuk shkuam krah Europës, Europa ka frikë se shkojmë krah Rusisë…. Ka një marrëdhënie të krisur me Ramën dhe Europën por Europa nuk një marrëdhënie të mirë as me PD. Kur u bllokua heqja e imunitetit të Ballukut, pamë që ambasadat perëndimore në Tiranë bënë komunikata kritike dhe ky ishte një moment i vështirë për Ramën. Por megjithatë nuk ishe një moment i pakapërcyeshëm sepse negociatat nuk janë bllokuan. Dhe Rama këtë bën, luan me kohën. Rreziku i parë sot është SPAK. Nëse sot Rama thirret nga SPAK , është i kërcënuar si zonja Balluku nga i njëjti nen sepse mund t’i ndërpritet ushtrimi i funksionit qeveritar sepse neni ende nuk është ndryshuar he ky është rreziku primar…Këtë rrezik sipas leximit tim Rama e ka çaktivizuar. Rama sot është një paqe të ftohtë me këtë administratë, kjo administratë mbase çon mesazhe, që SPAK të luftojë narkotrafikun. Rrezikun e SPAK Rama mendon se e ka çaktivizuar”, tha ai, duke shtuar: “Rreziku i parë sot për Ramën është SPAK, që duket si një tigër prej letre”.
