Real Madrid mundi 1-0 Juven në Champions. Mesfushori i Los Blancos, Bellingham ka treguar diferencën mes sezonit të kaluar dhe këtij edicioni.

“Kjo është një ndjenjë e mrekullueshme. Pas kaq shumë kohësh, të luaj një ndeshje të madhe të Ligës së Kampionëve dhe të shënoj golin e fitores, e kam ëndërruar këtë moment.

“Mendoj se vitin e parë luajtëm me disa formacione të ndryshme, Carlos i pëlqen të jetë i adaptueshëm”.

“Viti i kaluar nuk ishte një katastrofë, nuk luajta shumë keq, me 15 gola dhe 14 asistime”.

“Këtë sezon, procesi ka ndryshuar me trajnerin e ri, ne duam të luajmë më mirë dhe të shënojmë më shumë”- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb