Real Madridi e ka nisur me fitore kampionatin, duke shënuar fitore e parë për këtë sezon ndaj Getafes.
Skuadra e Lopetegui e nisi mirë ndeshjen duke e dominuar lojën dhe duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 me një gol me kokë të Karvahal në minutën e 20  të takimit.
Me fillimin e pjesës së dytë Reali hidhet në sulm për të siguruar fitoren dhe shumë shpejt pas fillimit ë pjesës të dytë vjen goli nga uellsjani Bejl. Goli i uellsianit u shënua në minutën e 51-të duke i dhënë kështu Los Balncos qetësinë e duhur për të vazhduar ndeshjen dhe për ta mbyllur me këtë rezultat  takimin e  parë të këtij sezoni.

Sfidën e radhës “galaktikët” do ta luajnë në transfertë ndaj Gironës.

(n.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: