Trajneri i Real Madrid, Arbeloa doli në konferencë pas fitores 2-0 ndaj Levantes.

“Jude Bellingham është një nga liderët, ashtu si Mbappe, Vini Jr. dhe Valverde.

“Janë lojtarë të destinuar të bëjnë gjëra të mëdha te Real Madridi. Janë katër nga lojtarët më të mirë në botë dhe liderët e këtij ekipi.

Janë futbollistët te të cilët duhet të mbështetesh gjithmonë kur gjërat nuk shkojnë mirë.

Do të përpiqem të punoj me ta për të nxjerrë më të mirën e tyre, për t’i bërë të lumtur, për t’i bërë ta shijojnë lojën dhe për t’u siguruar që do të qëndrojnë te Real Madridi për të fituar shumë tituj, sepse këtë e meritojnë dhe sepse e kanë cilësinë për ta bërë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb