Real Madrid i ka vendosur çmimin sulmuesit Marco Asensio. Sipas AS, kushdo që është i interesuar të blejë kartonin e sulmuesit duhet të derdhë në arkat e klubit 50 milionë euro.
Për lojtarin nga Spanja ka shfaqur interesim Neëcastle dhe Milan. 26 vjeçari Asensio ka dhënë maksimumin në sezonin e fundit, teksa ka luajtur 31 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola. Spanjolli është pjesë e Los Blancos që prej vitit 2016, periudhë në të cilën vinte nga Espanyol.

(BalkanWeb)
