Real Madrid është klubi më i pasur në botë. Deloitte Footbal Money, ka publikuar listën me 20 klubet më të pasura gjatë sezonit 2014-15, ku kryeson Reali me 577 milionë euro. “El Clasico” vazhdon edhe në këtë listë teksa Real Madrid ndiqet nga Barcelona me 560.8 milionë euro. Në vendin e tretë pozicionohet Man.United me 519.5 milionë euro.
Kjo agjenci, në përpilimin e kësaj liste është bazuar te të ardhurat e siguruara, pa marrë parasysh borxhet e këtyre klubeve. Në vendin e katërt ngjitet skuadra franceze e Psg me 480.4 milionë euro e ndjekur më pas nga gjigandi gjerman Bayern Munchen me 474 milionë euro. Renditja e 10 klubeve më të pasur për sezonin 2014/2015 mbyllet me Juventusin me 323.9 milionë euro të ardhura.
(er.shk/BalkanWeb)
