Real Madridi vazhdon të investojë për të ardhmen. Klubi madrilen ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të talentuar spanjoll, Carlos Espí, i cili vjen nga Levante.
Nëpërmjet një komunikate zyrtare, “Los Blancos” konfirmuan se lojtari ka firmosur një kontratë afatgjatë, që do ta mbajë në “Santiago Bernabéu” deri më 30 qershor të vitit 2031.
Për Carlos Espí kishte interes të madh edhe nga klube të njohura europiane, veçanërisht nga Premier League. Megjithatë, drejtuesit e Real Madridit lëvizën me shpejtësi për të siguruar firmën e sulmuesit, duke aktivizuar klauzolën e lirimit prej 25 milionë eurosh dhe duke lënë pas konkurrencën. Sezonin e shkuar Espi realizoi 11 gola në 25 ndeshje në La Liga me Levanten.
Një tjetër goditje strategjike për gjigantët spanjollë, që vijojnë të ndërtojnë skuadrën e së ardhmes me një nga talentet më premtues të futbollit iberik.
