Tekniku i Real Madrid, Mourinho bëri analizën e tij para ndeshjes ndaj Leipzig në Champions.
“Te ky klub, e paprekshme është vetëm stema. Asnjë lojtar nuk është i paprekshëm. Nuk ka rëndësi statusi, shiriti i kapitenit apo shuma e paguar për transferimin e një futbollisti. Ajo që e bën një lojtar të paprekshëm është rendimenti i tij në fushë.
Vinicius është anësor i majtë. Mund ta aktivizoj edhe në pozicione të tjera, por ky është roli i tij natyral. Nuk mund t’i zbuloj planet e mia. Diomande nuk ka pse ta dijë paraprakisht nëse do të luajë apo jo.
Na mungojnë shumë gjëra për të arritur atë që dëshiroj. Nuk jam nga ata trajnerë kokëfortë që janë të gatshëm të vdesin për idetë e tyre”.
