Kylian Mbappe është i vetmi lojtarë që mund ti jap të tjera ngjyra merkatos së Real Madrid dhe La Liga në përgjithësi që ka humbur jo pak shkëlqimin pas largimit të Messi dhe jo vetëm. Dy gjigandët spanjollë, Reali dhe Barça po kalojnë një krizë të madhe, nuk janë më qendra e merkatos europiane por një transferim i mundshëm i Mbappe do të ndryshonte sërish balancat. Në Madrid të gjithë shpresojnë ende se mund të transferojnë që këtë verë sulmuesin francez, nëse do të ishte për Mbappe ky transferim do ishte realizuar prej kohësh por PSG vijon të bëjë rezistencë duke rrezikuar shumë që ta humbasin edhe falas sezonin e ardhshëm. Është e qartë që Mbappe as që ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij aktuale por vijon të sillet si profesionist duke shënuar në mënyrë konstante për PSG.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas mediave spanjolle, Real Madrid shpreson ende që Mbappe mund të transferohet në ditët në vijim, madje trajneri Ancelotti, shpesh bën plane me të në formacion. Afrimi i Mbappe pritet të ketë një efekt domino pasi njëri ndërmjet Bale ose Hazard do të ulet në stol. Në këtë periudhë si Real Madrid ashtu edhe Mbappe kanë zgjedhur heshtjen ndërsa gjithnjë sipas mediave spanjolle, presidenti Perez do përgatit një ofertë të fundit për të transferuar Mbappe në ditët e fundit të merkatos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb