Man.City është shndërruar në një banket luksoz ku të shumë janë ekipet që kanë kthyer vështrimin nga “qytetarët” ku kërkojnë të përfitojnë nga dënimi i UEFA-s që i mohon të drejtën për të luajtur në europë në dy sezonet e ardhshme. Kjo është një çështje ende në zhvillim por sigurisht nëse dënimi i UEFA-s do të qëndroj në fuqi disa nga titullarët do të rishikojnë pozicionin e tyre. E përditshmja spanjolle “AS” flet për një interesim konkret nga Reali për Raheem Sterling, një lojtar që edhe më herët është lidhur me një kalim të mundshëm në Madrid.

As
As

Vetë ylli anglez është pyetur mbi këtë mundësi por ashtu si trajneri Pep Guardiola, edhe Sterling nuk ka ndërmend të largohet: “Për merkato flitet gjithnjë dhe hidhen shumë hipoteza. Un jam gjithnjë i hapur për sfida të reja, por për momentin kam pranuar atë të Man.City. Real Madrid është një klub fantastik por jam i lumtur këtu”, u shpreh Sterling. Në këtë moment delikat, të gjithë protagonistët po i premtojnë besnikëri klubit pasi në Angli dhe aq më tepër drejtuesit e Man.City janë të bindur se do të dalin të pafajshëm nga kjo histori. Sipas “Daily Mail”, dënimi i UEFA-s mund të qëndroj pezull, në pritje të një përgjigje përfundimtare nga CAS. Gjithsesi, stafi i Man.City kërkon që kjo dilemë të marr fund brenda këtij sezoni për të qenë të qartë më pas se çfarë duhet të bëjnë për dy vitet e ardhshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb