Carvajal hedh pas shpine dëmtimin dhe rikthehet të jetë në dispozicion të Real Madrid.
Trajneri i Los Blancos, Xabi Alonso do të ketë gati mbrojtësin, një alternativë më shumë për krahët e madrilenëve.
Carvajal u lëndua në 5 tetor të 2024, dëmtim ky mjaft i rëndë, i cili e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Në sezonin e ri futbollistik, Real Madrid do të synojë që të fitojë të gjitha trofetë e mundshëm. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.
