Real Madrid është tërhequr përfundimisht nga ideja e Superligës Europiane. Klubi i Los Blancos, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka bërë me dije se së fundmi, ka arritur një marrëveshje me UEFA, e cila do të jetë për të mirën e futbollit.
“UEFA, Klubet Evropiane të Futbollit (EFC) dhe Real Madridi kanë arritur një marrëveshje për të mirën e futbollit evropian të klubeve.”“Pas muajsh bisedimesh të mbajtura në dobi të futbollit evropian, UEFA, Klubet Evropiane të Futbollit (EFC) dhe Real Madridi njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje në parim për të mirën e futbollit evropian të klubeve, duke respektuar parimin e meritës sportive”
“Kjo marrëveshje parimore do të shërbejë gjithashtu për të zgjidhur mosmarrëveshjet ligjore që lidhen me Superligën Evropiane, sapo të zbatohet një marrëveshje përfundimtare.”
