Tekniku i Real Madrid, Alvaro Arbeloa ka pranuar se ekipi i tij nuk është në më të mirën e mundshme, por theksoi se skuadra do të përmirësohet në vijim.
“Jemi në pikën ku duhet të punojmë shumë. Ekipet e mëdha, për të fituar, duhet të bëjnë shumë gjëra mirë, dhe kjo vjen nga puna e palodhur dhe orët e shpenzuara.
Qëndrimi dhe dëshira e lojtarëve mbeten po aq të mira. Jemi larg arritjes së potencialit tonë të plotë”- Tha ai. Reali është në vendin e dytë në kampionat me 54 pikë.
