Në Spanjë, beteja për titull vijon të jetë “flak”, me Barçën dhe Real Madrid që përplasen në distancë. Në kushte emergjence, me shumë mungesa, Arbeloa dhe të besuarit e tij dolën me 3 pikë nga transferta përballë Valencia-s pas suksesit 2-0. Sigurisht vuajtën jo pak, por në fund rëndësi kishin vetëm pikët e plota duke mos lejuar Barçën të arratiset.

Pa Vinicius, Bellingham e të tjerë, Reali hasi vështirësi në pasin final duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim pa gola. Më në fund, në minutën e 65-të, Carreras dribloi këdo i doli përpara, ishte dhe me fat, duke finalizuar më pas me plot klas brenda në zonë. Valencia jo vetëm që nuk u dorëzuan, por tentuan deri në fund të shmangin këtë humbje. Për të mbyllur llogaritë me Valencia-n mendoi i përhershmi Kylian Mbappe, me “bomberin” francez që realizoi golin e dytë dhe të qetësisë. Ky ishte goli i tij i 23-të vetëm në La Liga, shifra fantastike që kënaqin edhe trajnerin Arbeloa:

“Të vish në “Mestalla” është sikur të shkosh te dentisti. Të gjithë e dimë presion që ekziston këtu, por ne e menaxhuam mirë ndeshjen. Kylian Mbappe? Ai është futbollisti më i mirë në botë aktualisht. Ne mendonim se nuk do të shihnim më këtu një lojtar si C.Ronaldo, por Mbappe po shkon në të njëjtin drejtim”, u shpreh Arbeloa.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb