Fillimisht Mbappe, më pas Haaland, por gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve, duke bërë që Real Madrid të ndryshojë strategji në merkaton e transferimeve. Sipas mediave spanjolle, tani drejtuesit e Los Blancos kanë piketuar dy talente të rinj, Bellingham dhe Kvaratskhelia.

Reali pritet të lëviz fuqishëm në verë, pasi ekipi dukshëm ka nevojë për përforcime të reja në një kohë kur lojtarë si Benzema, Modric, Kroos etj janë në fund karriere.

Jude Bellingham Manchester City Borussia Dortmund 2022
Jude Bellingham Manchester City Borussia Dortmund 2022

Bellingham është objektivi kryesor, një lojtar për të cilin janë të gatshëm të investojnë 100 milionë euro, aq sa dëshiron dhe B.Dortmund. Kohet e fundit ka dalë në pah edhe emri Kvaratskhelia, talenti i Napolit.

Kvara
Kvara

E njëjta shifër edhe për yllin e ri të futbollit në Serie A. Së fundmi në skenë doli edhe emri i Dusan Vlahovic, por është trajneri Carlo Ancelotti që shuan këtë pistë ende pa u ndezur mirë:

Vlahovic
Vlahovic

Vlahovic? Nuk kemi nevojë për një qendërsulmues. Ne e kemi një qendërsulmues, ai është Karim Benzema”, u shpreh shkurtimisht Carlo Ancelotti.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb