Mesfushori i Real Madrid, Valverde tregoi këndvështrimin e tij pas fitores 0-3 ndaj Bilbaos.

“Goli i dytë ishte spektakolar, një lëvizje e bukur ku ishin të përfshirë shumica e lojtarëve. Duhet të theksojmë edhe pritjet e Courtoisit.

“Të mbash shiritin e kapitenit është fantastike. Përpiqem të jap më të mirën time, dhe në ndeshjet e fundit ka qenë e vështirë të mos e bëj”.

“Stërvitem për të sjellë më të mirën nga vetja. Vlerësoj mbështetjen e shokëve të skuadrës, që gjithmonë më bëjnë të buzëqesh, dhe stafin teknik për besimin që kanë tek unë”- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb