Trajtohet me sukses rasti i stenozës së Artieries Karotide në rrugë endovaskulare nga mjekët kardiologë të Spitalit Hygeia.

Arteriet karotide janë enë gjaku të vendosura në të dy anët e qafës të cilat sigurojnë furnizimin e kokës me gjak. Ato ndahen në arterie të brendshme dhe arterie të jashtme karotide.

Arteria e jashtme karotide siguron furnizimin me gjak të fytyrës dhe qafës, ndërsa arteria e brendshme karotide furnizon trurin me gjak. Me ngushtim apo stenozë të arteries karotis nënkuptojmë ngushtimin e kësaj arterie nga pllakat aterosklerotike.

Dr.Maksim Llambro, shef i Departamentit të Kardiologjisë, në bashkëpunim edhe me ekipin e mjekëve kardiologë hemodinamistë si dhe me mjekun neurolog dr.Erion Dushi, të Spitalit Hygeia, na informon në mënyrë të detajuar mbi proçedurën e vendosjes së stentit në rrugë endovaskulare (pa anestezi & pa prerje) me të cilën kanë trajtuar stenozën (ngushtimin) e arteries karotide të një prej pacientëve të këtij Spitali.

Ekzistojnë dy mënyra për riparimin e stenozës së arteries karotide. Metoda kirurgjikale dhe metoda endovaskulare. Metoda endovaskulare kryhet pa anestezi dhe pa prerje. Me anë të kësaj teknike mjeku kateterizon një arterie, zakonisht arterien femorale në rrëzë të kofshës dhe përmes saj futet nëpër enët e gjakut sonda dhe kateter që arrijnë deri aty ku kemi stenozën. Aty vendoset një stent dhe arteria zgjerohet me anë të një baloni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb