5 gola në 3 ndeshjet e fundit e kanë kthyer Ernest Muçin në lojtarin e momentit në Turqi. Sulmuesi kuqezi përsëriti veten ndaj Goztepe ku realizoi një “dopietë” golash, i dyti ishte me të vërtetë fantastik. Paraqitja e Muçit u vlerësua me nota pozitive nga mediat në Turqi, ndërsa “SofaScore”, faqja e specializuar për statistikat e ka përfshirë sulmuesin në formacionin më të mirë të javës së 15-të.

Me notën 8,7, Muçi siguroi një vend në 11-tshen ideale në Turqi.

Formacioni
Formacioni

Forma fantastike e tij është një lajm i shkëlqyer edhe për trajnerin Sylvinho, por të gjithë shpresojnë që Muçi të vijojë me këtë ritëm të paktën deri në muajin mars, kur Shqipëria do të luajë në fazën “play-off” të Botërorit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb