Nuk arriti të linte gjurmë me Shqipërinë, por në Turqi, Qazim Laçi po kalon një moment fantastik. Pas paraqitjes së shkëlqyer në fundjavë ku dhuroi 2 asiste dhe shënoi 1 gol, mesfushori kuqezi përsëriti sërish veten, këtë herë duke udhëhequr ekipin e tij Rizespor në përmbysjen 2-1 përballë Gaziantep. Në minutën e 79-të, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, Laçi goditi fluturimthi duke shënuar një gol spektakolar.

Goli bëri me krah ekipin e Rizespor që pas dy minutave realizuan një tjetër gol duke dalë me 3 pikë nga ky takim.

Për mesfushorin shqiptar ky ishte goli i 6-të sezonal, plus 8 asiste në 29 javë Superligën Turke. Pas ndeshjes, Qazim Laçi u vlerësua nga mediat si lojtari më i mirë i këtij takimi, ndërsa mori dhe notën 8,1.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb