Shkëlqen Emir Sahiti. Sulmuesi dardan ka shënuar 2 gola në Izrael me Maccabi Tel Aviv, në ndeshjen ndaj Maccabi Jaffa, në çerekfinale të Kupës.Fillimisht, ai realizoi në minutën e 52-të, ndërsa shënoi edhe në të 72-tën.

Vlen për t’u theksuar fakti se lojtari luajti 90 minuta në këtë takim. Për të, ishte ndeshja e dytë me fanellën e kësaj skuadre. 27-vjeçari u transferua te Maccabi Tel Aviv pak ditë më parë, nga skuadra e Hamburgut në Gjermani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb