Rebel Wilson i është përgjigjur raporteve se po paditet nga kompania e prodhimit që qëndron pas filmit të saj The Deb. Sipas Daily Mail, aktorja akuzohet për bërjen e “deklaratave të rreme dhe përçmuese”, sjellje të pahijshme ndaj koleges Charlotte MacInnes dhe përvetësim fondesh.
Në Instagram Stories, Rebel e quajti padinë “absurditet të plotë”, duke thënë se ka punuar për pesë vjet për ta sjellë projektin në jetë dhe nuk dëshiron asgjë më shumë sesa ta shohë atë të publikuar.Ajo pretendoi se veprimet ligjore janë një formë “ngacmimi të vazhdueshëm” nga financuesit e Mbretërisë së Bashkuar, Amanda Ghost, Gregor Cameron dhe Vince Holden, të cilët dyshohet se u përpoqën të bllokonin premierën dhe publikimin e filmit.
Pavarësisht polemikave, Wilson tha se është krenare për The Deb dhe la të kuptohej se do të publikojë këngën e parë së shpejti, ndërsa vazhdon punën në projektin e saj të ardhshëm regjisorial.
