Rebel Wilson nuk duket se ka qenë e lumtur pas takimit me Meghan Markle.

Aktorja e njohur nuk pati një pritje “të ngrohtë” kur u takua për herë të parë me Dukeshën e Sussex.

“Meghan nuk ishte aq e lezetshme. Mendoj se nga natyra ajo nuk është aq e ngrohtë ”, tha ylli, i ftuar në emisionin “Watch What Happens Live with Andy Cohen”.

Ajo vuri në dukje, se sjellja e ngurtë e gruas së Princit Harry mund të jetë gjithashtu për shkak të faktit se nëna e Rebel Wilson, Sue Bones, i bëri asaj disa pyetje të vrazhda gjatë takimit të tyre.

“Nëna ime e pyeti ku janë fëmijët?’ dhe unë thashë: “Mami, mos e pyet”, – shpjegoi aktorja. Wilson sqaroi se takimi i tyre ishte në Santa Barbara, Kaliforni dhe zyrtarisht deklaroi se nuk ishte i bukur, ndryshe nga takimi me Harryn.

Siç shpjegoi më pas aktorja, ky ishte takimi i saj i parë me çiftin, pasi nuk kishte ndodhur që t’i takonte më parë, pavarësisht se kishin një mik të përbashkët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb