Rebelët e Houthit të Jemenit ndërmorrën një tjetër sulm me dron ndaj Izraelit, pasditen e sotme.

Sipas burimeve 20 persona kanë ngelur të plagosur nga copëzat shpërthyese, raportohet se dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Droni u lëshua nga Jemeni dhe goditi qytetin Eilat në Izraelin jugor.

Autoritetet mjekësore i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve, dhe informojnë se 5 prej të lënduarve po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e qytetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb