Rebelët Houthi kanë shkrepur dy raketa balistike drejt qytetit qendror jemenas të Marib-it.

Asnjë viktimë ose dëm nuk u raportua nga sulmi, theksoi Awad al-Hweisik, kreu i zyrës së medias së qytetit.

Al-Hweisik e quajti sulmin e rebelëve si “terrorizëm sistematik kundër civilëve të qytetit”.

Nuk ka asnjë prononcim nga Houthit në lidhje me sulmin.

Rebelët Houthi javët e fundit kanë shtuar sulmet për të marrë kontrollin e provincës Marib të pasur me naftë, një bastion i rëndësishëm i qeverisë legjitime dhe godina e selisë së Ministrisë së Mbrojtjes të Jemenit.

Jemeni është shkatërruar nga dhuna dhe paqëndrueshmëria që nga viti 2014 kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin e vendit, Sanaa.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite nisi një fushatë shkatërruese ajrore për të rikthyer fitimet territoriale të Houthive. Që atëherë ka shkaktuar një prej krizave më të këqija humanitare.​​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb