DURRËS – Një rebesh i pazakontë shiu ka “pushtuar” Durrësin gjatë ditës së sotme.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për Balkanweb se ujërat kanë vërshuar në rrugë.

Nga reshjet, zona përreth stadiumit është bërë e pakalueshme nga makinat dhe këmbësorët.

Ujërat kanë nisur të vërshojnë edhe mbi trotuare. Sistemi i kanalizimeve nuk përballon dot ujërat e shiut që zbresin nga kodrat e qytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb