Inflacioni në Turqi po zvogëlohet çdo muaj dhe vendi po përpiqet të ruajë këtë trend, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan në Giresun.

Ai vuri në dukje se deri më tani të gjitha problemet e Turqisë janë zgjidhur nga qeveria aktuale: “Ne kemi forcuar gjithashtu rolin e Ankarasë në sistemin politik ndërkombëtar. Ne kemi ndërtuar një shtëpi turke 32-katëshe në SHBA. Nuk ka asnjë ndërtesë tjetër si ajo.”

Sipas Erdogan, qeveria turke është në gjendje të kapërcejë vështirësitë aktuale: “Mjafton të jemi të bashkuar. Ne duam të lëmë pas vetes një të ardhme të ndritur. Secili prej 85 milionë qytetarëve luan një rol në këtë.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb