Redon Berani, ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, ka folur për emocionet që ka përjetuar gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBVA, duke përmendur konkurrenteN, Egli Takon.
Ai ka zbuluar se gjatë kohës së kaluar bashkë, ai ka ndjerë një lidhje të veçantë me Eglin, pas ndarjes së një historie personale me të, që e ka prekur shumë.
Në një intervistë të fundit, Redoni shprehu se kur Egli ndau historinë e saj të vuajtjes dhe ankthit, ai e ndjeu shumë afër, pasi kjo përputhej me një përvojë që ai vetë kishte kaluar. “Kur ajo tregoi historinë e saj, ndjeva diçka të fortë, sepse ishte një histori që unë e kam përjetuar. Ishte një moment që më afroi shumë me të”, tha ai.
Këngëtari tha se në BBVA kishte hyrë për lojë, por përvoja me Eglin e ka bërë atë të përjetojë emocione të vërteta, ndryshe nga çfarë priste.