Nga protesta e 47 kundër Ramës, një i ri ka bërë thirrje për zhvillimin e një referendumi, duke deklaruar se qytetarët duhet të vendosin për të ardhmen e vendit.

“Duam që të bëhet referendum, sepse ne jemi sovrani. Njerëzit e kanë bërë historinë, këta qytetarë të thjeshtë”, u shpreh ai. Sipas tij, protesta ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm dhe ka tërhequr vëmendje edhe jashtë vendit.

Ai vijoi me thirrje kundër figurave politike, duke thënë se qëndresa e qytetarëve është ajo që do të sjellë ndryshimin. Në fund, i riu u shpreh se asnjë drejtues politik nuk mund të pengojë, sipas tij, ëndrrat e qytetarëve dhe të rinjve.

“Duam që të bëhet referendum, se ne jemi sovrani. Njerëzit e kanë bërë historinë, këta qytetarë të thjesht Edhe bota po shkruan, se ne ndryshuam një ndryshim real për këtë vend, pa njerëzit e inkriminuar, pa Ramën, pa Berishën. Vetëm qëndresa jonë është dita e zezë e Ramës dhe Berishës. Rama n’burg. Berisha në burg! Ne jemi sovrani, do të fitojmë. Askush, as një kryeministër, që sillet si pronar, nuk mund të vjedhë ëndrrat tona, të kësaj rinie të mrekullueshme. Nesër me shumë.”, theksoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: