Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të pajisë më formularin tip, grupin nismëtar për mbledhjen e firmave të qytetarëve me qëllim zhvillimin e Referendumin e Përgjithshëm për çështje të rëndësisë së veçantë.

Grupi nismëtar ka kërkuar nga KQZ pajisjen me formularin tip me qëllim hapjen e rrugës për referendumin, qëllimi i të cilit sipas nismëtarëve është mbrojtja e familjes.

Përfaqësues të Komitetit Nismëtar për Referendumin “Pro Familjes”, kanë paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën më datë 22.12.2025, për fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm për shfuqizimin e ligjit nr. 64, datë 6.11.2025 “Për barazinë gjinore”.

Në mbledhjen e kësaj të hëne, KQZ vendosi të shtyjë duke u lënë kohë grupit nismetar të riformulojnë më qartë pyetjet për referendumi.

Ligji saktëson se për zhvillimin e një referendumi duhen të paktën nënshkrimet e 50 mijë zgjedhësve të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve në kohën e paraqitjes së kërkesës. Për mbledhjen e firmave, ligji saktëson se grupi nismëtar ka në dispozicion 60 ditë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb