TIRANE– Kryeministri Edi Rama iu është bashkua reagimeve për referendumin që po mbahet sot në Maqedoni për emrin.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ Rama iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të votojnë pro referendumit.

Po ashtu kreu i qeverisë shqiptare shkruan se mospjesëmarrja në votime rrezikon të ardhmen e vendit.
“Uroj shumë që çdo shqiptar i Maqedonisë ta kuptojë peshën e përgjegjësisë që ka sot, pavarësisht çdo bindjeje politike a përkatësie partiake. Sot në Maqedoni votohet për fëmijët dhe kush nuk voton rrezikon të ardhmen e tyre!”, shkruan Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb