Mëngjesi i sotëm e gjeti fshatin Vidhishtë të Roskovecit të zhytur në heshtje. Rrugët janë bosh, ndërsa banorët ecin me kokën ulur drejt banesës së familjes Plaka, ku janë hapur dyert e mortit për dy viktimat e tragjedisë që tronditi jo vetëm këtë komunitet, por mbarë vendin.

Dhimbja lexohet në fytyrën e çdo banori. Askush nuk gjen fjalët për të përshkruar atë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes. Me lot në sy, të afërm dhe fqinj kujtojnë çiftin e bashkëshortëve si njerëz të qetë, punëtorë dhe të respektuar nga të gjithë.

Sot, familjarë, miq dhe banorë të shumtë do t’u japin lamtumirën e fundit dy bashkëshortëve, në ceremoninë mortore që do të zhvillohet në orën 11:00 në varrezat e fshatit.

Një përcjellje mes dhimbjes së madhe dhe lotëve, ku një komunitet i tërë bashkohet për të nderuar kujtimin e tyre.

Ndërkohë, ceremonia mortore për autorin e ngjarjes është planifikuar të zhvillohet paraditen e së dielës. Ky vendim është marrë për të shmangur çdo përplasje apo tension, pasi të dyja familjet jetojnë në të njëjtën zonë dhe ceremonitë zhvillohen në të njëjtat varreza.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb