Romelu Lukaku mbetet një temë e hapur në Milano. Rikthimi i tij nuk po jep frytet që të gjithë shpresonin: 10 ndeshje në Serie A, 1 gol 1 asist në 462 minuta dhe një ndeshje një gol në Champions.

Shifrat e belgut flasin qartë, Lukaku nuk është ai i dikurshmi, kjo e kushtëzuar shumë edhe nga dëmtimet, apo forma fizike jo e mirë.

Sulmuesi është shfaqur edhe nervoz në fushën e lojës, si në ndeshjen e fundit kundër Sampdoria-s që u kap nga kamerat duke debatuar me Barella-n.

Lukaaaa
Lukaaaa

Këto shifra dhe ky rendimet ka bërë që drejtuesit e Inter të mos e kenë prioritet shtyrjen e huazimit për një tjetër vit. Tek Inter, por edhe Chelsea, kryqëzojnë gishtat që Lukaku të rikthehet shpejt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: