Vdekja e Gain Piero Vernrone, Sinisa Mihajlovic dhe Gianluca Vialli, të tre miqtë të ngushtë të Antonio Contes, kanë bërë që ky i fundit të mendojë jo vetëm të largohet nga Premier League, por të bëjë një pauz, pasi në këndvështrimin e tij, po përfshihet shumë në punën që bën duke lënë pas dorë familjen. Deklarata e fundit e Conte-s largon gjithnjë e më shumë italianin nga stoli i Tottenham:

“Ky është një sezon i vështirë në aspektin personal, të humbasësh tre persona që i njihja në kaq pak kohë nuk është e thjeshtë. Shumë herë i japim më shumë rëndësi punës dhe harrojmë familjen, duhet të kemi më shumë kohë për veten. Kur puna është në qendër të gjithçkaje harron të qëndrosh me familjen, me miqtë. Futbolli është pasioni ynë, por për shkak të këtij pasioni kemi humbur shumë gjëra. Puna nuk është gjithçka në jetë”, u shpreh Conte.

Conte
Conte

Sipas mediave angleze, në fund të këtij sezoni, Conte pritet të largohet nga Tottenham, madje drejtuesit e klubit kanë nisur prej kohësh të mendojnë për pasuesin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb