VLORE- Mësuesit në të gjithë vendit do kryejnë provim liçensimi. Deklarata u bë nga kryeministri Edi Rama në një aktivitet në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Rama theksoi se sistemi ynë i dijes është i kalbëzuar dhe se prapambetja e vendit tonë në raport me BE ku ne aspirojmë të integrohemi i ka rrënjët në sistemin e dijes.

Ai u shpreh edhe një herë se zhvillimi i arsimit është themelor për të ecur para. Duke marrë një shembull për çështjen e burimeve hidrike dhe mënyrën se si shfrytëzohen ato në Shqipëri Rama theksoi se e rëndësishëm nuk është çfarë ne kemi po çfarë ne dimë.

“Mjafton një shembull i thjeshtë që është dhe shumë aktual, Shqipëria është vendi i dytë më i pasur në Evropë për burimet hidrike dhe për fuqinë potenciale energjitike të bazuar në burimet hidrike. Vendi i parë është Norvegjia. Sot Norvegjia është jo vetëm i parë për nga ato çka i ka falur natyra por edhe vendi i parë për transformimin fuqisë së natyrës në formën e fuqisë hidrike. Ne jemi jo të dytët por të parët nga fundi për mënyrën se si pasuritë tona në këtë drejtim nuk i kanë shërbyer transformimit në mirëqenie dhe burim fitimi për vendin dhe njerëzit por janë kthyer në burim, problemesh të pa numërta.

Diferencën nuk e bën ajo që kemi por ajo që dimë. Sot ne të adresojmë me forcë me këmbëngulje dhe kompromis çështjen e prapambetjes së thellë në fushën e dijes se këtu i ka rrënjët edhe prapambetja tërësore në raport me BE ku duam të integrohemi. Në këtë auditor pas 20 vitesh pune eksperience suksesesh e dështimesh është vendi i duhur për të folur për domosdoshmërinë e një kapërcimi të madh që universitetet tona duhet të bëjnë për tu hapur karshi inovacionit dhe për të qenë të hapura në raport me tregun e punës dhe komunitetin.

I jam mirënjohës Fate Velaj që më bëri një paraqitje të detajuar të arritjeve të këtij stafi akademik. Besoj se ajo çka na vlen më shumë nga e shkuara e afërt janë gabimet dhe jo sukseset. Si pike referimi për të shkuar para në radhë të parë duke mos lejuar që gabimet e së shkuarës të përsëriten në formën e gabimeve të së tashmes dhe duke nxjerrë gjithë atë thesar të pa çmueshëm dije që përbën një histori gabimesh.

Për ta kthyer në një bazë që gjërat ndryshojnë në drejtimin duhur nuk mund të themi me plot gojë se në gjithçka ndryshimi ka shkuar në drejtimin e duhur. Shqiptarët në tërësi jetojë më mirë por Shqipëria ka paguar një kosto shumë të lartë për të arritur në këtë nivel. Sport nëse marrim thjesht strehimin shqiptarët kanë shumë më terë strehim dhe zotërojnë shumë më tepër metra katror por me çfarë kosto janë vënë në zotërim të kësaj pasurie të pa tundshme. Sa pyje plazhe kodra lumenj ka shkuar dëm për të arritur këtë pasuri.”- u shpreh Rama.

Më tej Rama theksoi se duhet të mësohet nga gabimet e së shkuarës. Sipas kryeministrit reformat e shumta në fushën e dijes do lidhin universitetet me tregun e punës. “Reformat tona janë në radhë të parë të fokusuar për të çliruar energji të reja në funksion të dijes. Investimet kthehen në projekte të realizuara me rezultate të ndryshme nga ato të së shkuarës. Nëse do shikojmë në tërësinë e tyre reformat e ndërmarra nga qeveria jonë duke filluar nga ajo në arsim tek ajo e pensioneve tek reforma administrative tek ajo në polici shëndetësi dhe sistemin financiar në tërësinë e tyre këto reforma kanë si kryefjalë domosdoshmërinë për të çliruar dijet dhe për ti dhënë mundësi vendit që përmes rritjes s dijet të mund të rrisë cilësinë e të vepruarit dhe bashkëvepruarit në të gjithë këta sektorë. Për tu kthyer në një motor zhvillimi, ndryshimi të fokusohet në kapitalin njerëzor”- u shpreh kryeministri.

Rama deklaroi se ditën e hënë do të publikohet një raport, i cili do ‘tronditë’ me të dhënat e tij, sipas të cilit ka një numër jo të pakët mësuesish që punojnë jashtë profileve të tyre.

“Janë të varura absolutisht në mënyrë të pazgjidhshme nga cilësia e sistemit arsimor. Dje kemi pasur një takim shumë domethënës me ministren e Arsimit dhe skuadrën drejtuese të sistemit arsimor, për të lexuar sëbashku rezultatet e një monitorimi që MAS ka bërë për këto kohë në sistemin parauniversitar. Për të çuar para nismën e një ndryshimi të domosdoshëm, që do të thotë se nuk duhet të ketë më mësues jashtë profilit. Kush mendon me zemër për të mirën e këtij vendi do të tronditet nga rezultatet, të cilat janë domethënëse. Kjo për të kuptuar se sa shumë jofunksionale dhe sesa shumë të sëmura janë rrënjët e sistemit tonë të dijes dhe se çfarë kalbëzimi, e cila ka përcjell një sëmundje e cila ka nevojë për një operacion rrënjësor. U nisëm të shihnim numrin e mësuesve jashtë profilit, i cili është i papranueshëm, por ka ende dhe një numër të madh mësuesish që nuk kanë arsim përkatës. Ashtu sikundër që ka mësues që paguhen pa bërë mësim. Ditën e hënë do lançojmë këtë reformë në arsim. 26 për qind e nxënësve në Shqipëri, ose një shifër e barabartë rreth 1770 mijë nxënës, janë në dorë të mësuesve që nuk kanë arsim ose janë jashtë profilit. 1770 fëmijë, që sistemi u ka ‘prerë kokën’. Për të frenuar këtë gjë do të bëjmë provime licencimi për mësuesit.”-tha Rama.

Kontributi i universiteteve sipas BE, sipas Ramës lidhet me 6 aspektet kryesore të jetës dhe komunitetit të një vendi.

“Punësimi, arsimimin, gjithëpërfshirjen demokratike, mirëqenies, dhe cilësinë e kushteve dhe jetesës. Ne kemi bërë një reformë të arsimit profesion, kemi reformuar Shërbimin e Punës. Kemi marrë rezultatet të kënaqshme si një fazë e parë, por kjo mbetet e kufizuar nëse nuk çohet më tej.”-shtoi Rama.

Ndonëse po i mëshojmë shumë zhvillimit të sektorit të industrisë, Rama nxori në pah një problem se nuk ka të diplomuar në Inxhinierinë e Naftës. “Shqipëria sot është një vend që ka hyrë në një rrugë zhvillimi intensive të industrisë së naftës. Ne besojmë, shumë shpejt, edhe të gazit. Është gjithmonë e më qartë edhe nga të dhënat e fundit të eksplorimeve se Shqipëria ka një pasuri ende të panjohur në naftë dhe në gaz, që mund të përcaktojë në mënyrë dramatike një kapërcim epokal të vendit tonë në vitet e ardhshme. Po sa inxhinierë nafte ka sot Shqipëria?Të gjithë në Kanada! Po sa teknikë nafte ka sot Shqipëria? Sa njerëz të lidhur me këtë industri ka sot Shqipëria? Zero!”

Duke u ndalur dhe njëherë tek çështja e integrimit të Shqipërisë drejt instancave të Bashkimit Evropian, kreu i Qeverisë theksoi se ‘Integrimi Europain nuk është transformimi i parlamentit në një fabrikë ligjesh, e pastaj postimi i tyre për në Bruksel’.

“Jeni shumë të vetëdijëshëm se nëse i referohemi bibliotekës së parlamentit, jashtë mureve të saj i bie të kemi një Shqipëri Evropiane, dhe më shumë se vendet evropian, pasi shumë ligje që kemi ne si kanë bërë ata. Ne se kemi problem të bëjmë ligje, se ne nuk i zbatojmë ligjet. Ndaj është arsyeja ese ligjet në Evropë bëhen me vështirësi ligjet, ndaj vendet që kanë më pak ligje, kanë zbatueshmëri të madhe të ligjit. Ne e kemi që e kemi, por dhe miqtë tanë e kanë, dhe ata grekë. Jemi afër njëri-tjetrit në këtë aspekt, ndaj na bën dhe të ndihemi dhe ne si evropian. Me shpresën e madhe që sfidës që kemi, jo vetëm për universitetin, por gjithë arsimit, këtu në Vorë do ti përgjigjemi flakë për flakë, duke i dhënë mësuesve të Vlorës, fytyrën e këtyre pedagogëve të këtij universiteti.”-përfundoi Rama.

(a.n/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb