Ministri i Drejtësisë Besford Lamallari ka deklaruar se Reforma në Drejtësi është një nga pikat kyçe që ndikoi në procesin e shpejtë të integrimit në BE.

“Reforma ka një rol të veçantë në të ardhmen e afërt të një vendi shpejt europian. Sot “Shqipëria si gjithë Europa” nuk është më thirrje utopike pas kolapsit të komunizmit. Një vend kandidat me të gjithë kapitujt e hapura tashmë, është edhe arritje e Reformës në Drejtësi. Ishte PS ajo që ideoi dhe mbështeti vënien në praktikë të reformës, dhe shqiptarët e dinë shumë mirë kush kërkon asgjësimin e SPAK dhe kush kundërshtoi Reformën.

PS dhe kjo qeveri është e vendosur të mbështesë me çdo kusht konsolidimin e saj.

Shqiptarët e shohin shumë mirë se si të hënave shënjestrohen prokurorët e PSAK dhe ngryset java me eurfori kur subjekte hetimi janë kundërshtarë politikë

Ne flasim për standarde, ju për kallëzime dhe të pandehur kur këta i keni në ballin tuaj.
Rotacioni politik vendoset me votë jo me vendime gjykatash”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb