Reformën në drejtësi Edi Rama thotë se e ka bërë Partia Socialiste dhe jo aleatët strategjikë ndërkombëtar.

“Le të hidhet përpjetë kush të dojë, por reformë në drejtësi pa PS  nuk ka anglo-amerikan apo europerëndimor që bënte dot në Shqipëri. Nuk erdhën në Shqipëri në 2013, këtu ishin që kur Shqipëria u çlirua nga ferri i diktaturës… nëse reforma do të ishte produkt eksporti i detyrueshëm për vendet që duan të futen në BE, atëherë BE dhe SHBA do ta kishin eksportuar edhe në vende të tjera në Ballkan.

Ndërkohë që atyre vendeve u tregojnë Shqipërinë dhe u thonë merrni shembull sesi bëhet pastrimi i sistemit të drejtësisë nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar. Ndaj ata që thonë të kundërtën e bëjnë nga pozitat e kundërshtarët e PS.

Nuk e solli koha këtë transformim, por PS, dhe PS e solli populli shqiptar në vitin 2013 dhe jo Amerika”, tha Rama.

“Ka dy vjet që flitet për një grup të ri propozimesh për ndryshime ligjesh në Reformën në Drejtësi. Ky grup vjen jo nga ne, nga vetë sistemi i drejtësisë. Ka nisur për disa ndërhyrje racionale lidhur me SPAK dhe misionet ndërkombëtare për asistencë dhe monitorim, dhe është zgjeruar me propozime.

Janë relevante sepse mund të përmblidhen si kërkesa për më shumë pushtet por dhe privilegje. Unë nuk pendohem aspak që kjo shumicë ka miratuar një rritje pagash për prokurorë e gjykatës, ndërkohë që për mjekët, mësuesit apo punonjësit është larg së qenurit kaq…

Nëse ne fatmirësisht kemi nisur t’i afrohemi nivelit të lartë të pagave të rajonit, e dini ju që kanë agat më të larta në rajon prokurorët dhe gjyqtarët? E kemi bërë të vetëdijshëm për të gjitha arsyet që nuk ndryshojnë. Por kemi detyrën përveç se të drejtën që jo vetëm të japim mbështetje por të kërkojmë rezultate për njerëzit nga i gjithë sistemi i drejtësisë”, tha Rama më tej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb