Politologu Alban Daci parashikon ndryshime të Kushtetutës, nëse mazhoranca miraton në mënyrë të njëanshme Reformën Territoriale e cila sipas draftit të propozuar synon ndarjen e vendit në rajone.

Daci tha se për të shmangur një gjë të tillë do të duhet që të zbatohet në Shqipëri për ehrë të parë dhe Referendumi/

“Ka ardhur momenti që ndryshimet kushtetuese të mos bëhen më me faktor politik, por duke patur parasysh traditën e Italisë, duhet të aplikohet për herë të parë dhe forma e referendumit për ndryshimet kushtetuese”, tha Daci.

Alban Daci: Ndarja territoriale, madje mënyra si është konceptuar, do ketë ndarje me rajone dhe kryetarët e rajoneve do të zgjidhen me votë, metodë e ngjashme me atë në Itali, këto jo vetëm kanë nevojë për konsensus politik, por nëse do të ndodhë kjo gjë, do të kemi përplasje mes kryetarit të rajonit dhe komunës. do të kemi shumë nevojë për të bërë një ndarje territorial sipas kritereve të BE.

Do të rikthehemi tek kjo retorikë, do të shkojmë tek ndryshimet kushtetuese.

Nëse do të bëhet një ndarje territorial që synon ndarjen me rajone, dhe kryetari zgjidhet me votë, e kemi të pashmangshme ndryshimin e Kushtetutës sepse parashikojnë institucione të reja që nuk kanë ekzistuar dhe parashikuar në Kushtetutë dhe kompetencat e reja të një figure që nuk ka ekzistuar, në mënyrë të njëanshme do të shkohej në ndarje territoriale gjë që është e gabuar.

Pra rrezikojmë të shkojmë në ndarje të re territorial pa përfshirjen e opozitës dhe ndryshimet kushtetuese përsëri në mënyrë të njëanshme, të cilat ka ardhur momenti të mos bëëhen më me factor politik, por duke patur parasysh traditën e Italisë, duhet të aplikohet për herë të parë dhe forma e referendumit për ndryshimet kushtetuese.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb