Avokatja Eda Grimci në një intervistë në “News24”, foli për reformën zgjedhore dhe atë territoriale duke analizuar edhe dëgjesat që janë bërë në disa qarqe. Gjatë intervistës, ajo theksoi se pushteti vendos ka më pak kompetenca.
Ajo hodhi poshtë akuzat për Pazar mes PS dhe PD duke thënë se ka një debat të vërtetë për çështje të ndryshme.
“Ai që nuk merr pjesë në arenë apo në garë dhe nuk kontribuon atëherë kur duhet nuk ka pse ta quaje atë që bëjmë ne të tjerët farsë. Në çdo qark po bëhen dëgjesa si nga PS edhe nga PD. Janë dëgjesa ku aty gjithkush thotë atë që mendon. Në Vlorë, Lezhë dhe Elbasan kam qenë vetë prezent, dhe bëhet fjalë për një reformë, ku pas 11 vitesh po flitet për ndryshimin e kësaj reforme që ishte dështim. S’mund ta mendojmë kurrë reformën për ndarjen dhe administrimin e pushtetit vendor nëse nuk është lidhur me territorin, financat dhe kompetencat. Nuk flitet për tkurrje bashkish, edhe vetë kryebashkiakë të PS nuk kanë folur për tkurrje bashkish. Por kundërshtojnë faktin që sot pushteti vendor ka më pak kompetenca. Problemi më i madh është se janë krijuar disa bashki t forta ku vjelin të gjitha taksa. Pra nuk është e vërtetë që është pazar, por ka debat të fortë. Një parti që nuk e kalon pragun 4 % është një parti që e copëzon votën dhe nuk prodhon produkt, por pragu i ulët i intereson vetëm Ramës. kërkon copëzimin e të gjitha forcave opozitare. Ramës i intereson të mos lejojë koalicionet”, tha ajo.
