GREQI/MAQEDONI- Rrjeti britanik, ‘BBC’, njofton se situata me migrantët në kufirim maqedono – grek në Idomeni, ku një numër i madh i tyre presin të futen në Maqedoni, është përkeqësuarshumë pas përplësjeve të sotme ndërmjet tyre dhe policisë.

Situata raportohet të jetë jashtë kontrollit, pasi refugjatët kanë mbetur të bllokuar në Greqi, pas vendimit të disa disa vendeve evropiane për të mbyllur kufijtë. Maqedonia i mbylli sërish kufijtë pas disa orësh hapje natën e kaluar, kohë gjatë së cilës kaluan vetëm 300 njerëz dhe rreth orës 4:00 kufijtë u mbyllën sërish.

Përplasja ka ardhur pas shpërthimit të gardhit metalik nga ana e emigrantëve, të cilët po tetnojnë të futen në Maqedoni, ka bërë të ditur ‘BBC’. Policia ka reaguar duke hedhur gaz lotjsellës me qëllim pengimin e tyre.

Ministria e punëve të brendshme e Maqedonisë nuk ka dhënë asnjë konfirmim për këtë lajm të ‘BBC’, por as nuk e kas mohuar. Në Idomeni të Greqisë, presin mbi 7000 migrantë për t’u futur në Maqedoni, ndërkaq destinacioni i fundit i tyre është BE-ja.

Çdo ditë në ishujt grekë zbarkojnë mijëra emigrante, vetëm sot në Pire mbërritën 1800 emigrantë dhe Greqia ka ngritur kampe në cdo hapësirë të mundshme. Të tilla janë ngritur përgjatë autostradës Athinë-Selanik, nëpër parkingje, stadiume etj, por kushtet me minimale mungojnë. Pleq, fëmijë të sëmurë po flejnë në qiell të hapur.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: