Zyrtarët amerikanë u shpjeguan aleatëve të NATO-s se nëse Ukraina refuzon planin e paqes të propozuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, oferta tjetër që do të marrë Kievi do të jetë shumë më e keqe, shkroi The Guardian duke cituar burime.

Sipas artikullit, Sekretari i Ushtrisë Amerikane, Daniel Driscoll, u tha ambasadorëve të NATO-s në Kiev se “asnjë marrëveshje nuk është perfekte, por duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Raporti thotë se atmosfera në bisedime ishte “e zymtë”. Një burim diplomatik evropian i tha gazetës se ishte një “takim makth” i ngjashëm me bisedën katastrofike midis Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyyr Zelensky në fillim të vitit 2025.

Gjithashtu, pala amerikane e bëri të qartë se ishte oferta më e mirë që Kievi do të merrte ndonjëherë dhe, nëse Zelensky refuzon ta nënshkruajë atë, ai do të përballet me një marrëveshje shumë më të keqe në të ardhmen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb