Në panelin e emisionit “Log.” ka qenë i ftuar sot analisti Idaver Sherifi, i cili ka deklaruar se mosmiratimin e rezolutës së gjenocidit të Kosovës nuk mund të “balancohet” me një protestë folklorike në emër të Kosovës dhe UÇK-së.
Sipas tij, PD ka pasur një reagim jo këmbëngulës ndaj refuzimit të kësaj rezolute pasi nëse opozita do e donte me të vërtetë miratimin e saj, atëherë çështja mund të kalonte në komisione parlamentare ose në konsensuse të gjera.
Ndërkaq, Idaver Sherifi e ka përshkruar reagimin e Kosovës ndaj rrëzimit të njohjes së gjenocidit, si emocionale dhe jo racionale.
Idaver Sherifi:
Kosova ka merituar një rezolutë të tillë në vitin 2019, pak a shumë dhejtë vjet pas masakrave të ndodhura. Edhe ajo kohëpritje është tregues i shumë arsyeve që nuk është aq e lehtë që një shtet të mirastosh një gjë që në fakt e beson dhe e di që duhet bërë.
Në këtë lloj konteksti mendoj se, Shqipëria ka pasur kohë mjaftueshëm, ndoshta sot nuk është koha e duhur për negociatave Kosovë-Serbi.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 1999 dhe jemi në vitin 2025. Ka pasur kohë të mjaftueshme për t’u miratuar dhe për të kaluar kjo fazë.
Në dijëninë timë, propozimi i PD nuk ka qenë i ditëve të fundit. Ka “pritur në sirtar” për një kohë të gjatë. Fakti që është “hedhur poshtë” një ditë para protestës.
Pa dyshim që një protestë e tillë është shumë e rëndësishme. Vlerë simbolike shumë të rëndësishme.
Pra, mosmiratimi i rezolutës nuk mund të balancohet me një protestë, e cila është komplet folklorike.
Sepse PD po të kishte dashur që kjo rezolutë të miratohet do të kishin reaguar shumë ndryshe. Mund të kalonte në komisione parlamentare, mund të bëhej një draft, një konsensus i gjerë. Kjo ishte një skenarë për të thënë që unë jam më i mirë se ti.
Ka pasur dhe pak reagime në Kosovë lidhur me këtë gjë. Për hir së të vërtetës, reagimet kanë qenë më shumë emocionale dhe jo racionale.
